Veterani i luftës, Agim Pllashniku, dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes së Vetëvebndosjes Fitore Pacolli.
“Pacolli ka gabuar shumë. Më ka akuzuar mua, familjarët dhe mediat pse vajza ime po shkon në intervistë, po e thirrin mediat, po e akuzon pse po e thirrni. Po thotë ‘Po e thirrni një vajzë kriminele. Unë dua t’i tregoj Fitores, unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë ia kam sjellë lirinë me shokët e mi, ajo është hajneshë, ajo ka vjedhë”, tha Pllashniku.
Pacolli ka postuar në rrjetin e saj në Facebook se vajza e Agim Pllashnikut është kandidate për asambliste në Prishtinë, duke aluduar se këto janë motivet mbrapa akuzave të Pllashnikut.
Pllashniku u pyet nga Ekonomia Online se a është vajza e tij pjesë e PSD-së. Ai e pohoi këtë.
“Po, pse është vajza me PSD-në unë faj nuk kam. Është e vërtetë. Është kandidatë për asambliste. Ku e ka fatin Komuna e Prishtinës të zgjedhin vajzën time asambliste”, tha Pllashniku.
Pllashniku ditë më parë e kishte akuzuar për hajni deputeten Pacolli në një lokal në kryeqytet.

