(Poezi nga Fitore Haklaj)
Ishim pluhur
Ashtu do jemi një ditë prap
Botë e gënjeshtrave
Pluhur e asgjë tjetër
Kur fryen era
Bartësh në një rrugë të pa kuptimtë
Grumbullohesh aty ku zhurëm dëgjon
Në qetësi i humb të gjithë
Kur zgjohesh nuk e di ku je
Kush do të largon nga aty
Ku është e nesërmja jote
Apo do rrish aty ku dje ishe?
Mbesin vetëm mendime
E ti ke qenë pluhur
Ashtu do kthehesh prap
Në tokën e shkretë
Pluhur!