Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se do të nisë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për të gjithë se vazhdojnë të njëjtat kushte atmosferike.
Për shkak të përkeqësimit të motit dy ditët e fundit, ngrohtorja ka njoftuar se tashmë ka finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.