Një djalë 13-vjeçar, i cili po flinte në kazanin plehrave është shtypur për vdekje nga kamioni i grumbullimit të mbeturinave.
Dy fëmijë të tjerë, të moshës 11 dhe 12 vjeç po flinin gjithashtu në koshin e mbeturinave bashkë me viktimën.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Australi.
Mediet lokale raportojnë se djali që vdiq nuk ishte i pastrehë dhe se tani, janë duke u zhvilluar hetime se pse tre djemtë e rinj po flinin në rrugë.