Po gërmonin për ar, 12 gra humbin jetën në Indonezi

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

12 gra kanë humbur jetën në një minierë ilegale ari në provincën veriore sumatra të Indonezisë, kur një pjesë shkëmbi u shemb dhe i zuri ato nën vete.

Viktimat janë të moshës 30 deri në 55 vjeç tha shefi i provincës.

“Gratë po punonin në minierat tradicionale të arit duke përdorur mjete të bëra me dorë. Ndoshta, ato nuk e kuptuan se kishte rrëshqitje dheu. Ne Autoritetet lokale jemi përpjekur të ndalojmë këtë minierë të paligjshme, por vendasit mbështeten në këtë punë për arsye ekonomike, kështu që ne nuk mund t’i mbyllim të gjitha .”

Minierat e palicencuara janë të zakonshme në të gjithë Indonezinë e pasur me minerale, dhe janë të shumtë vendasit që kërkojnë mbetjet e mineralit të arit pa përdorur pajisjet e duhura të sigurisë.

U deshën orë të tëra që ekipet e shpëtimit të evakuonin trupat e viktimave pasi ato ndodheshin në një gropë të thellë dy metra, e cila ishte e mbushur me baltë.

Aksidentet e minierave janë më të shpeshta veçanërisht gjatë muajve të verës .

Të ngjashme