Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje votoi pro kandidatës të Listës Serbe për nënkryetare të Kuvendit.
Sadiku ka thënë se ai votoi kundër propozimeve të Listës Serbe, ndërsa ka kritikuar VV-në për votën pro kandidatit të saj.
“Mirë që, pak nga pak, po ju bie maska e patriotizmit të rremë. Kur vjen puna te pushteti, patriotizmi i tyre paska afat përdorimi”, ka shkruar Sadiku.