Tre persona të dyshuar janë ndaluar nga policia e Kosovës, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë.
“Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar tre të dyshuar, një mashkull K-Shqiptar dhe dy shqiptar shtetas të Maqedonisë pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë”.
“Me vendim te prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.