Po mbahet Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës, me ç’rast do të zgjidhet kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Për kryetar të OEK janë tri kandidatë, Erëza Vela, pronare e kompanisë MIG Sh.p.k., pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj dhe Lulzim Rafuna i cili është propozuar nga kompania “Mabetex Holding”.
Në ora 13:00 u paralajmërua konferenca e kryetarit të ri të OEK.
Mandatin 4 vjeçar e ka përfunduar Berat Rukiqi, tashmë ish kryetar i kësaj ode.
Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.