Po mbahet seanca gjyqësore në rastin Banjska, dëshmitarë dy zyrtarë policorë

Prishtinë | 12 Qer 2025 | 10:00 | Nga Gzim Mujaj

Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore në rastin Banjska, ku sot do të dëgjohen dëshmitë e zyrtarëve policorë Elez Peci dhe Avni Shala, raporton Ekonomia Online.

Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzuaruit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.

Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”, sulm në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Të ngjashme