Sot vlerësohet si një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar por Noizy ka pasur një dëshirë tjetër kur ishte fëmijë që nuk kishte lidhje me muzikën.
Reperi zbuloi gjatë intervistës ekskluzive që dha për moderatorin Ermal Peçi në “Abc e pasdites” se ëndërronte që të bëhej një aktor.
Duke folur për fillimet e tij, reperi theksoi se gjatë kohës që ka jetuar në Londër jetonte me shpresën se do të kthehej në Shqipëri dhe të angazhohej në aktrim.
Megjithatë, ai theksoi se disi e ka prekur dhe këtë fushë pasi është angazhuar në disa projekte me Blerim Destanin.