Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj është përplasur me Dimal Bashën, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim, raporton Ekonomia Online.
Deputeti Dimal Basha iu drejtua Jasharit duke i thënë se nuk është i sinqertë në kërkesat e tij dhe se po i mban peng fëmijët.
“I ke marrë fëmijët peng për 50 euro. Je i pasinqertë në kërkesat e tua. Pse i do ti 100 euro. Dinjitetin e ke kthyer në pare. A ke punuar para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë fëmijët peng. Po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”, dëgjohet duke thënë Basha.
Kryetari i SBASHK-ut iu përgjigj deputetit duke i thënë se “a pe sheh çfarë fjalori ki, marre duhet me të ardh.
Debati nuk ka përfunduar këtu. Deputeti i LVV-së, Basha iu drejtua sërish Jasharajt.ss
Përplasja mes tyre ka nisur në përfundim të mbledhjes së Komisionit parlamentar, të cilën Jasharaj e lëshoi para kohe shkaku i deklarimeve të deputetit Basha.