Një person që po transportonte 800 kg speca është ndaluar nga policia në fshatin Koretin në Kamenicë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë dyshohej se specat ishin nga Serbia, prandaj bashkë me automjetin janë dorëzuar në terminalin doganor.
“Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhej në raportin e policisë.