Policia e Shqipërisë ka realizuar dy operacione në qarkun e Korçës, duke goditur një skemë të dyshuar të dhënies së ndihmës, kundrejt fitimit, për kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantë të ardhur nga vendet e treta.
Në kuadër të operacioneve “Route 2” dhe “Qatromi” janë arrestuar dy 21-vjeçarë, ndërsa policia ka kapur gjithsej 11 emigrantë në dy raste të ndryshme.
Të arrestuarit dyshohet se po i transportonin emigrantët drejt Tiranës, kundrejt pagesës, ndërsa në të dyja rastet tentuan t’u largoheshin shërbimeve të Policisë.
Në njërin prej rasteve, i dyshuari pasi është zënë duke bërë bartur emigrantët, por më pas ka ikur nga organet policore, të cilat e kanë ndjekur dhe kanë arritur ta kapin.
“Ky shtetas, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Tren, Devoll, ku, brenda automjetit, kishte 5 shtetas nga vendet e treta dhe nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Gurishtë, ky shtetas ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet. Pas disa orësh kërkimesh, 21-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6 Tiranë.”, thuhet në njoftim.