“Bota don me u rrejt”, thojke Kierkergaard, sepse e vërteta zakonisht asht mos me e besue, e papritun, dhemb!
Shoqnitë e civilizueme dhe të emancipueme (Kosova nuk asht ndër to), nuk përplasen me të vërtetën. Ajo nuk ju vjen si aksident trafiku, por si sfidë dhe ballafaqim.
Viti 2023 asht viti i të vërtetës për Kosovën. Shumëkush ka me u zhgënjye, ka me u thye, me u ligshtue prej të vërtetës. Nuk asht mirë, as për shnetën, me ja lejue vetes me u rrejt. Asht marre me jetue n’rrena.
E di, rrena asht gjithmonë ma e bukur, me xixa, e teleisun, joshëse, e ambël. Si Sirenat për Odiseun.
Mirëpo, e vërteta asht e paevitueshme, konsekuencë, s’un i ikë, si fatalitetit.
Po vjen dita e të vërtetës!
Mbajuni fort!