Po zhvillohej seancë kundër tij, i dyshuari tentoi të largohej

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi gjatë një seancë dëgjimore në gjykatë kundër tij, ka tentuar që me forcë të largohej.

Sipas raportit policor, gjatë tentimit për ta vënë në kontroll, një polic ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme