Mauricio Pochettino ndihet i lumtur me fitoren e ekipit të tij Paris Saint-Germain ndaj Manchester Cityt në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.
PSG mori një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur Cityn me rezultat 2-0, falë golave nga Idrissa Guaye dhe Lionel Messi.
Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajneri argjentinas të PSG-së, Pochettino, i cili ka lavdëruar skuadrën për paraqitjen e bërë.
“Mendoj se ishte një fitore e mrekullueshme, jam i lumtur për tifozët tanë pasi ishte fitorja e parë në histori ndaj Manchester Cityt. Jam i lumtur me shpirtin dhe karakterin treguar nga skuadra”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Mendoj se ekipi bëri një paraqitje të mirë. Ishim në gjendje të merrnim presionin gjatë periudhave të vështira të lojës, kundër një skuadre shumë të mirë të Manchester Cityt. Ishim në gjendje të luanim, të sulmonim kur ishte e nevojshme”.
“Ekipet janë ndërtuar me kalimin e kohës, këto lloj ndeshjesh ndihmojnë për ta bërë këtë. Ne po përpiqemi të rritemi, të ndërtojmë diçka”.
“Ne kemi një skuadër shumë pozitive që e di se çfarë duhet të bëjë. Ishte një ndeshje e madhe nga lojtarët tanë, ata duhet të përgëzohen. Ishte një përpjekje e madhe kolektive. Sigurisht, ka gjëra për të përmirësuar”, përfundoi argjentinas. /Telegrafi