Trajneri i PSG po ashtu e ka diskutuar ardhjen e Messi në konferencë për shtyp
Mauricio Pochettino e ka bërë të qartë që Paris Saint-Germain nuk e ka në plan që ta lejojë largimin e Kylian Mbappes nga klubi këtë verë
Ka pasur thashetheme që PSG do ta shet sulmuesin francez në mënyrë që ta respektojë Fer Playn Financiar – që shkakton kokëçarje tek klubet, kryesisht me Mbappen që ka vetëm një vit kontratë të mbetur në kontratën e tij, por Pochettino mendon se ai nuk do të shkojë askund.
“A do të jetë Mbappe me ne edhe tri javë? Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo çfarë ka thënë presidenti. Kylian është lojtar i yni dhe do të mbetet kështu”, ka thënë Pochettino gjatë konferencës për shtyp të premten.
Një tjetër lojtar që është lidhur me largim nga PSG është Mauro Icardi, edhe pse Pochettino nuk pranojë të flet për të dhe të ardhmen e bashkë vendasit të tij.
“Ai është një lojtar skuadre por në futboll gjithçka mund të ndodh, askush nuk na fton ne që të mendojmë për të ardhmen e tij brenda apo jashtë PSG-së”, ka theksuar ai.
Nënshkrimi i Lionel Messi në PSG ka dominuar titujt në tërë botën dhe Pochettino është i kënaqur që e ka atë në skuadrën e tij.
“E tëra filloi pas lajmërimit nga Barcelona dhe nga aty filloj komunikimi dhe ne dua të theksoj punën e madhe të klubit, presidentit dhe drejtorit sportiv të cilët për pak ditë arritën ta bëjnë një marrëveshje për ta sjell një lojtar të kalibrit të tillë”, shpjegoi Pochettino.