Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, do të vazhdojë ta udhëheqë Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe për disa vite të tjera, pasi ka nënshkruar kontratë të re me Federatën Amerikane të Futbollit.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Pochettino ka zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030, duke siguruar kështu vazhdimësinë në stolin e përfaqësueses amerikane edhe pas Kupës së Botës 2026.
Me marrëveshjen e re, tekniku argjentinas do të jetë pjesë e projektit afatgjatë të ShBA-së, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese edhe për ciklet e ardhshme ndërkombëtare.