Në futboll është vështirë të ruhen vlerat si besnikëria, por për mua besnikëria dhe ndershmëria janë para punës së lojtarit apo menaxherit. Jam fans i Espanjollit dhe e dua këtë klub.
Mauricio Pochettino (45), trajneri i Tottenham Hotspur, deklaroi se nuk do të marrë Barcelonën, sepse për të kjo do të ishte e njëjtë sikur të kalonte nga rivali më i madh i Tottenhemit, në Arsenal.
Pochettino në pjesë të madhe të karrierës së tij si lojtar e ka kaluar në Espanjoll, ku dhe filloi karrierën e trajnerit, dhe thotë se është tifoz i madh i këtij klubi. Prandaj, për të shkuarja në radhët e rivalëve të qytetit Barcelona është e pamundur.
Trajneri spanjoll foli në lidhje me këtë temë pasi mediat ndërkombëtare trasnmetuan informacionin se pikërisht ai ishte zgjedhur si pasues i Luis Enrique-s në stolin e “Barçës” në sezonin e ardhshëm.
“Jam fans i Espanjollit dhe mendoj se nuk ka nevojë për sqarime të tjera”, tha Pochettino për mediat britanike.