Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është afër që të bëhet trajner i Newcastle United, sipas raportimeve nga Le10Sport.
Pronarët e rinj të klubit Bardh e Zi po përgatisin një ofertë shumë të majmë për argjentinasin i cili do ta zëvendësonte Steve Bruce-n.
Vlen të përmendet që ish-trajneri i Espanyol-it është i papunë që kur u shkarkuar nga Spurs në nëntor të vitit të kaluar.