Lionel Messi megjithatë mund të ftohet për sfidën që PSG e zhvillon me Lillen.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Mauricio Pochettino, i cili në konferencë për media ka treguar për gjendjen e Messit dhe çfarë pritet të ndodhi me të, raporton Gazeta Express.
Leo u stërvit i veçuar gjatë ditës, por Pochettino ka shpresa se do të jetë gati për sfidën e së premtes.
“Messi ka një shqetësim të vogël muskulor dhe ka bërë një plan individual si masë paraprake”, deklaroi tekniku argjentinas.
“Por ne shpresojmë se ai do të jetë gati të premten”.
Ndërsa konfirmoi lëndimin e Kylian Mbappe, që s’ka shanse t’ia dalë për sfidën e nesërme.