Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.“Parashihet që ShSKUK të hartoj projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij. Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftimi.