Podujeva nis procedurat e binjakëzimit me komunën e Velbertin në Gjermani

Podujevë | 04 Mar 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e rregullt, të mbajtur sot.

Në këtë mbledhje u diskutua nisma e kryetarit Agim Veliu për binjakëzimin e Podujevës me qytetin gjerman Velbert.

Me këtë rast numri dy i pushtetit loka në Podujevë Nexhmi Rudari, arsyetori kërkesën e të parit të Komunës për nismën e procedurës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit.

Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje Kuvendi miratoi kërkesën – nismës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar – binjakëzimit me Qytetin Velbert në Gjermani dhe vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës për fillimin e konsultimeve për bashkëpunim komunal ndërkombëtar – binjakëzim me Qytetin Velbert në Gjermani, njofton Komuna e Podujevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme