Podujeva numëron mbi 60% të votave, Shpejtim Bulliqi i VV-së duket se do të fitojë pa balotazh

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Janë numëruar 23 mijë e 500 vota nga 38 mijë gjithsej në Podujevë.

Fitues bindshëm i pari, dhe me ç’duket pa balotazh, po del të jetë Shpejtim Bulliqi i Vetevendosjes.

Bulliqi është në 52,7 përqind me 12 mijë e 300 vota.

Ekrem Hyseni i LDK-së është në 39,3 përqind me 9 mijë e 200 vota.

Isak Shabani i PDK-së me 6,3 përqind, me 1 mijë e 500 vota.

Të ngjashme