Gjatë ditës së djeshme Policia ka arresutar dy meshkuj dhe një femër në Podujevë.
Kjo pasi të njëjtit janë të dyshuar për veprën “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, njofton Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy meshkuj kosovar dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër në fjalë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.