Është arrestuar një burrë nga Podujeva, i cili jeton jashtë shtetit, pasiqë e ka rrahur gruan e tij gjatë kohës kur ishin në Kosovë.
Ajo e kishte paraqitur rastin në Gjermani, ku ka raportuar se burri kishte ushtruar dhunë dhe e kishte kanosur.
“Në bazë të kërkesës (bashkëpunimit) me autoritetet, më 09.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që për të njëjti bashkëshortja e tij, ka paraqitur rastin në Gjermani ku kishte raportuar se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.