Një burrë në Podujevë në gjendje të dehur ka thyer një lokal.
Ai po ashtu ka vjedhur disa gjësende, poqë më pas ato gjëra i janë kthyer pronarit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, të martën.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 10.01.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte thyer një lokal dhe nga aty kishte arritur të marr gjësende të ndryshme. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.