Një film i ri sjell jetën e disidentit komunist Pablo Neruda ndërsa në arrati luante si “macja me miun” me qeverinë kiliane.
Nëse ndokujt i është vonuar realizimi i një biopic-u (filmi biografik)- ai është Pablo Neruda- poeti që i ka folur gjithë botës me poezinë e tij dhe fituesi i Çmimit Nobel- i persekutuar nga qeveria fashiste, një i arratisur nga kombi i tij, që i shpëtoi përndjekjes masive hipur mbi një kalë nëpër Ande e më pas, ai do të jetonte për një çerek shekulli- si një prej socialistëve më të famshëm në botë.
Dhe, sigurisht, ai ka shkruar poezi dashurie që kanë prekur zemrat e miliona njerëzve, shumë prej të cilëve e citojnë atë me fraza të mësuara përmendësh, edhe pse nuk dinë përmendësh asnjë poezi të tij. Në filmin “Neruda”, regjisori Pablo Larrain dhe skenaristi Guillermo Calderón shkojnë në vitet 1948 dhe 1949, kur poeti përgatitej të rrëzonte presidentin Gabriel González Videla pas shtypjes së punëtorëve dhe kampeve të përqendrimit- çka e bëri me fjalimin e famshëm “Unë akuzoj”. Kjo është një hapje e këndshme e filmit, teksa kamera ndjek Nerudën- shfaqet edhe salla e mbushur plot me njerëz të Senatit.
Neruda mbaron fjalimin e tij dhe më pas, i paralajmëruar se është vënë në shënjestër për ta arrestuar si disident, vendos “për një jetë tjetër” me gruan e tij të adhurueshme (Mercedes MORAN). Ata lëvizin nëpër të gjithë vendin, nga një shtëpi e sigurt për te një tjetër, herë duke u shfaqur në publik e herë duke u zhdukur, duke përqeshur autoritetet me famën e tij.
Përgjatë gjithë vitit, Neruda do të shkruante ende poezi që ua dërgonte miqve dhe botuesit që e përhapnin fjalët e tij në mbarë vendin, përfshirë këtu edhe poemën e famshme “Armiqtë” dhe protestën “Kërkoj dënim”.
Edhe pse është thjeshtë një lojë filmike, ai e “pikturon” Nerudën si një tradhtar që ndan vendin, e që parashikon që vendi do endej mes demokracisë progresive dhe konservatorizmit autoritar, çka arriti ekstremin dhe shpërtheu përfundimisht në vitin 1970 me ngritjen e Allendes dhe grushtit të shtetit të Pinochet. Në film, udhëtimi i Nerudës kryqëzon me dhjetra e karaktere të tjera që vijnë me cinizëm, përkushtim a hidhërim. Larraín e imagjinon përndjekjen si një dialog. Në një skenë të bukur, gruaja e mahnitshme e Nerudës është e rrethuar nga policia në një bisedë miqësore mbi pijen, gjatë së cilës ajo thotë se në kokën e saj i shoqi “Është duke shkruar një roman magjepsës. Ai ju shkruan … si polic tragjik … Ai iu krijoi… një qen natën, duke dëgjuar gjëra që ju kurrë nuk do t’i kuptoni. A do të kishte një gjuetar pa një pre? Ai mendon për ju që mendoni mbi të”….. Të gjithë detektivët janë të dashuruar dhe të gjitha rrëfimet me detektivë kanë shtretër”. Të paktën një herë, mrekullisht, poeti idealist triumfon dhe përralla me detektivë e njerëz autoritarë përfundon keq, në dëborën e Andeve./Pasqyre.al