Poezi: Idil

Prishtinë | 25 Mar 2023 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Idil,
Sa mote u bënë pa u shkruar?
Po ti s’ke harruar,
Lëngatën e degës jeshile
Që mbin e çel thellësive…

Idil, “rrno vetëm për me tregue“
Se si ngushticë e ditëve
përvidhet e sillet në mue…
Me lulka e kinde!

Avujt e muzgut që vizatojnë
profilin tim viskoz, nervat e mia në kotje
arteriet me pulsin e dobët
dhe udhën e lotëve …

Gjithë një shishe boje
Idil, pa u shkruar sa mote

(Inida Brahimi)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme