Paul Pogba e ka hedhur poshtë lajmin e tabloidit britanik se ai e kishte braktisur Kombëtaren e Francës pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se islami është gjoja burim i terrorizmit ndërkombëtar.
Mesfushori i Manchester Unitedit e ka quajtur të rremë lajmin e The Sun se ai kishte marrë vendim për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten, raporton Gazeta Express.
Në një artikull të publikuar të dielën vonë, The Sun shkroi se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed, të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban.
Megjithatë, mesfushori 27-vjeçari i ka hedhur poshtë këto thashetheme përmes një reagimi në Instastory në Instagram.
“E papranueshme, lajm i rremë”, shkruhet në fotografinë e publikuar nga Pogba ku shihet lajmi i The Sun.