Ylli francez i Manchester Unitedit mund të përfundojë në Paris verën e ardhshme si lojtar i lirë.
Paul Pogba mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.
Për këtë siguron mediumi “Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.
Ylli francez do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi do t’i mbarojë kontrata me Manchester United.
Dhe, ky medium raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë “Parkun e Princave” sesa transferimin në Real Madrid.
Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një rrogë të majme dhe Pogba pritet ta udhëheq lojën e këtij ekipi nga sezoni tjetër.
Ndër të tjera, interesim për mesfushorin kualitativ ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Juventus.
Pogba nuk ka qenë në nivelet e pritura dhe të dëshiruara që prej rikthimit në “Old Trafford” nga Juve vite më parë.