Mesfushori francez, Paul Pogba, do t’i kërkojë menaxherit Ole Gunnar Solskjaer që ta lejojë të largohet nga Manchester United.
Skuadrat e mëdha si Juventus dhe Real Madrid kanë shprehur interesimin prej kohësh që të nënshkruajnë kontratë me futbollistin 26 vjeçar, shkruan Goal.
Ndërsa sipas The Sun, Djajtë e Kuq nuk do ta lejojnë atë të largohet pa pranuar një shumë prej 133 milionë eurosh.