Mesfushori francez mund të jetë në dispozicion gjatë verës së ardhshme për një shumë prej 140 milionë eurosh.
Juventus është duke i kushtuar vëmendje të madhe yllit Paul Pogba për shkak se ky i fundit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në Torino, shkruan Goal.
26 vjeçari ka kaluar katër sezone me Bardh e Zinjtë para se t’u bashkohej Djajve të Kuq.
Pengesa më e madhe për skuadrën italiane për ta rikthyer futbollistin në fjalë është shuma që duhet ta paguajnë.
Manchester United i kërkon 140 milionë euro për të hequr dorë nga Pogba.