Mesfushori francez ishte ndër më të mirët në fushë në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Tottenhamit.
Paul Pogba nuk ka pasur një sezon ashtu siç pritej nga ai dhe në shumë ndeshje është lënë në bankën rezervë nga Jose Mourinho.
Por reprezentuesi francez që në ndeshjet e fundit është duke luajtur më shumë dhe po jep kontribut në sukseset e Manchester United, thotë se nuk ka asnjë telashe me trajnerin portugez.
“Nuk kam probleme me të dhe nuk mendoj se as ai ka ndonjë problem me mua”, ka thënë Pogba për Cana Football Club.
“Në ndeshjen me Tottenhamin, ai më dha shiritin e kapitenit në fund të ndeshjes për të pasur më shumë përgjegjësi. Unë jam lojtar dhe dua të jap më të mirën nga vetja për klubin”, transmeton ksp.
“Mourinho është trajneri, ai i merr vendimet dhe mua më takon t’i pranoj ato dhe përgjigjen ta jap në fushë”, ka theksuar ai.
Pogba gjithashtu ka mohuar zërat se mund të largohet nga Manchester United në përfundim të stinorit.