Pogba u ofendua nga tifozët e West Hamit në dalje të stadiumit

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba është përfshirë në një konfrontim verbal me tifozët e West Ham Unitedit pas fitores së Manchester Unitedit në London Stadium.

Derisa po largohej nga fusha, disa tifozë të Hammers kanë drejtuar fjalë ofenduese kundrejt mesfushorit francez.

Ai ishte i gatshëm të qëndronte për t’i dëgjuar se çfarë po thoshin, mirëpo Michael Carrick e ka tërhequr drejt tunelit.

Djajtë e Kuq e fituan lojën me përmbysje. Said Benrahma e kishte zhbllokua rezultatin, ndërsa Cristiano Ronaldo e pati barazuar. Me një gol të vonshëm nga Jesse Lingard, Unitedi e fitoi takimin.

Për më shumë, Hammers e humbën një penallti në minutat shtesë, kur David De Gea e priti goditjen e Mark Noble dhe tifozët vendas nuk mund të ishin të kënaqur.

Derisa Pogba dhe bashkëlojtarët e tij kishin festuar pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët nikoqirë nuk e kanë pritur aspak mirë. /Telegrafi

https://www.tiktok.com/foryou?referer_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2F&referer_video_id=7009680465745513734&refer=embed&lang=en&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1

Të ngjashme