Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke folur në seancën e thirrur për gjendjen në Telekom, tha se nëse do ishte shqetësim, deputetët duhet të prisnin Komisionin Hetimor e pastaj të futeshin në debat, raporton Ekonomia Online.
“Ajo çka është kryesore, të gjithë punonjësit e Telekomit i kanë sytë në kKuvend dhe mendojmë që kemi me iu bë zgjidhje dhe kjo është reale. Por nuk ka të bëj fare të nderuar familje të punëtorëve kjo me ju, por shqetësimi është me kompliku pak më shumë situatën. Çështja e Telekomit zgjidhet jashtë politizimit, jashtë politikës, por sipas përvojave menaxheriale, ndihmës, kufizimeve në shpenzime. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me keqpërdorim duhet me shku deri në fund, por prapë nuk do jetë shpagim foltorja e Kuvendit. Janë prokurorët, gjyqtarët. Nëse do ishe shqetësim më i madh ne kemi krijuar edhe një Komision Hetimor. Deputetët do ta kishin pritur komisionin e pastaj të flasim me emër mbiemër jo me fol si Glauku që ndoshta ka më shumë familjarë të punësuar. Kjo është imoraliteti”, tha Veseli.
Ai pati kritika për LDK-në që po fajësojnë vazhdimisht pushtetin.
“Unë çuditem me LDK-në që çdo gjë që shkon keq hajde ta fajësojmë pushtetin. Ai që ka kry vepër kriminale shkon e merr përgjegjësi, ka emër e mbiemër. Është mire t’i ndihmojmë Telekomit të gjendet përkrahje për Telekomin. Nuk duhet me ja fal askujt dhe askush Telekomin e Kosovës. Nuk është mirë që foltorja e Kuvendit me qenë arenë e abuzimit”, tha ai.
Shei i GP-të VV-së, Glauk Konjufca, tha se PDK-ja ka përshirë njerëz të vetë në Telekom dhe si pasojë e saj ata kanë marrë vendime që kanë sjellë më pas gjendjen e sotme në Telekom.
“Unë nuk kam asnjë familjar në Telekom, por insistoj që kryetari me miqtë e tij ka orkestruar. Sipas tij janë disa fakte që tregojnë se PDK-ja ka përfshirë njerëz të vetë në Telekom. Pasi e kanë heq Shyqiri Haxhën në përgjimet “Pronto”, Adem Grabovci me Besim Beqajn e vendosin Nuredin Krasniqin. Tjetra Agron Mustafën kur e kanë vendosë drejtor të Telekomi është mik i tyre, drejtori i bordi është zyrtar i PDK-së në Pejë, këta ka marrë vendime. Një nga kryeshefat ekzekutiv nip i Azem Sylës”, tha Konjufca, raporton EO.
Ndaj Konjufcës replikoi Veseli.
“Është e vërtetë për miq dhe me mujtë çdo ditë kisha kriju po familjarë e interesa kurrë s’kam pasë. Ti ndoshta edhe në të kaluarën ke qenë në PDK. Katër në minimum i the të pavërteta. Glauk më i miri je, më i menquri, por mos e ekstremizo debatin”, tha Veseli.