Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të me policinë gjermane, kanë realizuar një aksion i cili ka rezultuar me konfiskimin e 2.5 kilogramë kokainë, dy vetura, tri armë, karikator dhe qindra fishekë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se mbeten të përkushtuar që të punojnë ngushtë me partnerët e Kosovës për të parandaluar dhe luftuar tregtinë e paligjshme të drogës.
“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.tv.