Hetuesit turq kanë nisur kërkimet në një pus, në oborrin e rezidencës së konsullit saudit në Stamboll të mërkuren, raporton transmetuesi turk, NTV, pasi që zyrtarët sauditë kishin refuzuar më herët që t’i lejonin ata ta bëjnë një gjë të tillë.
Hetimet turke rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, më 2 tetor, janë zvarritur herë pas herë nga zyrtarët sauditë, që nuk kanë qenë të gatshëm t’u jepin autoriteteve leje për kërkimin në vendet që konsiderohen territor saudit.