Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, Policia e Kosovës ka rritur sigurinë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Fatos Bytyçi, gazetar i Reutersit, ka publikuar foto ku shihen policë të armatosur me armë të gjata.
Policia nuk ka dhënë detaje nëse shtimi i sigurisë lidhet me ngjarjet në Turqi. Sikur dihet, ANP menaxhohet nga kompani turke.