Policëve portugezë që kanë tatuazhe raciste i është thënë të heqin ato brenda gjashtë muajve, raporton agjencia Reuters.
Nga Policia e Portugalisë janë urdhëruar policët që të heqin nga trupi çdo simbol apo gjuhë raciste.
Ky vendim, që koincidon me tensionet etnike në vend, i referohet “simboleve raciste, ekstremiste dhe që promovojnë dhunën, e po ashtu fjalëve dhe vizatimeve të tilla”, është thënë nga Policia e Portugalisë.
Po ashtu përfshihen edhe vathët, byzylyk dhe unaza.
Policia e Portugalisë nuk ka dhënë detaje se sa policë do të preken nga ky vendim.
Në gusht, presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ka shpallur “zero tolerancë” ndaj racizmit ndërsa autoritetet nisën një hetim pasi disa persona, përfshirë edhe dy politikanë me ngjyrë, ishin shënjestruar me kërcënime nëpërmjet e-mailave nga një grup i krahut të djathtë.
Ish-komentuesi i futbollit Andre Ventura në tetor të vitit 2019 fitoi për herë të parë një ulëse në parlament nga një parti e krahut të djathtë ekstrem, që kur mbaroi diktatura në Portugali në vitin 1974. Ai tash është duke kandiduar për president.