Në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, një person është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje.
Mësohet se një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, ka kapur mat 53-vjeçarin duke ia vjedhur kuletën një vajze të mitur, sipas burimeve të sinjalit.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.