Polici dhe dy të tjerë ndalohen për 48 orë, dyshohen për drogë

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Antidroga e policisë dje e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë, në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Në aksionin e koduar “Freeshopi”, u prangosën tre persona në mesin e tyre edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare).

Tre të dyshuarit për vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Pas kontrollit të personave është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike.Policia në konsultim me prokurorin kujdestar ka kryer kontrollin në një lokal ku ka gjetur një sasi të dyshuar të substancave narkotike, si dhe në dy vendbanime të tjera në të cilat ka rezultuar me gjetjen e një sasie tjetër të dyshuar të substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Të ngjashme