Ekonomia Online
FUNDIT

Polici hero në sulmin ndaj Kapitolit nderohet në ndeshjen kombëtare të bejsbollit

Polici hero në sulmin ndaj Kapitolit nderohet në ndeshjen kombëtare të bejsbollit

Veshur me një fanellë me mbiemrin e tij në të, oficeri i Policisë së Kapitolit amerikan Eugene Goodman  bëri hedhjen e parë në ndeshjen e së premtes në bejzboll ku u takuan Washington Nationals dhe New York Mets. Goodman, një vendas dhe veteran i ushtrisë amerikane, i cili u vlerësua për reagimin e tij të […]

Veshur me një fanellë me mbiemrin e tij në të, oficeri i Policisë së Kapitolit amerikan Eugene Goodman  bëri hedhjen e parë në ndeshjen e së premtes në bejzboll ku u takuan Washington Nationals dhe New York Mets.

Goodman, një vendas dhe veteran i ushtrisë amerikane, i cili u vlerësua për reagimin e tij të shpejtë në një video e cila u bë virale, ku ai shihet duke i tërhequr protestuesit drejt tij duke mbrojtur kështu Senatin. Pamjet e sigurisë të shfaqura gjatë gjykimit të fajësimit për ish Presidentin Trump zbuluan se më herët, Goodman gjithashtu kishte ndihmuar në devijimin e senatorit Mitt Romney  duke e larguar nga një ballafaqim me turmën e zemëruar.

Goodman, i cili u promovua si zëvendësrreshter i përkohshëm i Senatit të Shteteve të Bashkuara e pastaj u zgjodh edhe për të shoqëruar zëvendëspresidenten Kamala Harris gjatë përurimit të vitit 2021, u konsiderua një hero i cili vazhdimisht ka refuzuar intervistat me shtypin. Por pas trazirave, Goodman-i u bë  pjesë e  një beteje politike për disa muaj që kishte të bëjë me vlerësimin e oficerëve që mbrojtën Kapitolin atë ditë.

Senati votoi unanimisht në shkurt për të miratuar një projektligj dypartiak ku Goodman-it do t’i jepet Medalja e Artë e Kongresit për trimërinë e tij, por legjislacioni u shty nga mosmarrëveshjet me ligjvënësit në dhomë, të cilët dëshironin që të gjithë oficerët që mbrojtën Kapitolin të vlerësoheshin për veprimet e tyre.

Dhoma përfundimisht miratoi projekt-ligjin të martën që do të japë katër medalje për të nderuar oficerët që mbrojtën Kapitolin më 6 janar. Projekt-ligji kaloi me 406 vota pro,  dhe me 21 republikanë që votuan kundër.

Të ngjashme