Para dy ditësh në Zveçan është raportuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.
Policia me anë të raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se rreth orës 21:13 një person me veturën e tij ka goditur zyrtarin policor.
I dyshuari menjëherë pas rastit është arrestuar nga policët, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në stacion policor.
Aktualisht, rasti është në dorën e hetuesve.