Polici i Njësisë Speciale konfirmon suspendimin: Me këtë çështje do të merret drejtësia

Prishtinë | 16 Sht 2025 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga policët e Njësisë Speciale e ka konfirmuar për Ekonomia Online se ai dhe tre kolegë të tij janë suspenduar.

“Me këtë çështje do të merret drejtësia”, ka thënë ai për EO, pa dhënë më shumë detaje rreth suspendimit.

Sipas raportimeve, Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi dhe Artan Krasniqi janë suspenduar nga Policia e Kosovës, pasi në një grup të mbyllur mes kolegësh dyshohet se kanë bërë shaka me Dimal Bashën.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

Të ngjashme