Një zyrtar policor është sulmuar në auto-udhë në Suharekë. Ai jashtë detyrës zyrtare gjatë lëvizjes kishte hasur në dy mjete të ndaluar në shiritin rrugor, pa çka ai ishte ndaluar për të biseduar me shoferët për arsyen e ndalesës, me ç’rast u kishte kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike, e që rrjedhimisht mund të shkaktohet ndonjë aksident.
Por kjo si duket nuk u ka pëlqyer shoferëve, të cilët sulmuan fizikisht zyrtarin.
“Auto udhë, Suharekë. Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuar e ka sulmuar fizikisht viktimën”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit.