Polici kosovar me uniformë thyen rregullat, nënshkruan peticionin e VV-së

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një peticion në të gjitha komunat, ku po kërkon zgjedhje të reja.


Këtë peticion po kanë të drejtë ta nënshkruajnë qytetarët, derisa sipas VV-së, thuhet se deri më tani janë mbledhur 45 mijë nënshkrime online, ndërsa presin rritje të numrit të nënshkrimeve që po bëhen fizikisht në sheshet e qyteteve të vendit.

Por, kësaj nisme të kësaj partie politike, sot i është bashkangjitur edhe një polic kosovar, fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook një aktivist i VV-së.

Kujtojmë që Policia e Kosovës sipas një vendimi ka ndaluar përfshirjen e pjesëtarëve të saj në tema, postime e ngjarje që kanë të bëjnë me politikë, madje si pasojë disa policë janë suspenduar nga detyra.

Të ngjashme