Qindra persona janë mbledhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit Malësor Dashi, i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë të shtunën mbrëma në rrugën, Kaçanik-Hani i Elezit.
Varrimi i policit është bërë me ceremoni shtetërore ku të pranishëm ishin shumë kolegë të tij e qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës.
Malësor Dashi u gjet dje pasdite në lumin Lepenc, dhe trupi i tij menjëherë është dërguar për autopsi, por rezultatet e autopsisë ende nuk dihen se kur do të dalin.
Dashi bashkë me policin tjetër Armend Trena pësuan aksident me veturën e tyre zyrtare e cila përfundoi në lumin Lepenc.
Derisa Dashi është varrosur sot, polici tjetër Trena ende është i zhdukur. Kërkimi i tij është duke vazhduar edhe sot, në ditën e shtatë që nga ndodhja e aksidentit.