Policia ka apeluar shoferët për kujdes, si pasojë e kushteve atmosferike në vend.
Në njoftimin e policisë thuhet se të gjithë shoferët apelohen që të ketë të ndezura dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, të mos përdorin dritat me rreze të gjata dhe të ngadalësojnë shpejtësinë.
“Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë këto këshilla: Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës. Mos përdorni dritat me rreze të gjata. Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll. Mbani krahun e djathtë të rrugës. Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë”, thuhet në njoftim.