Policia arrestoi të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjakovë

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 10:45 | Nga

Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës.

Deri më tani ajo çka dihet është se motivi që fshihet pas kësaj vrasjeje të trefishtë ishte hakmarrja, nga siç raportohet jozyrtarisht, një konflikti të mëhershëm mes personave të përfshirë në këtë rast.

Krejt ngjarja ndodhi në kafi-terinë “Deep Bar” në Gjakovë, ku kanë mbetur të vdekur dy vëllezër, Valon Islamaj 35 vjeçar dhe Ilir Islamaj 28 vjeçar si dhe Zef Krasniqi, 37 vjeçar.

Menjëherë pas ngjarjes, policia është vënë pas të dyshuarve me ç’rast këta të fundit janë identifikuar dhe gjenden në arrati.

Këtë e bëri të ditur dje gjatë mbrëmjes ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm në Gjakovë, Ali Selimaj.

“Ndodhi rasti i vrasjes së trefishtë me ç’rast humbën jetën dy vëllezër dhe një person i tretë, mik i tyre. Personat që kanë kryer aktin janë identifikuar pas një operacioni në shkallë të gjerë, nga policia. Janë identifikuar dy persona që janë: Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi.” ka thënë Selimaj.

Ai gjithashtu ka treguar për detaje të operacionit policor, me ç’rast është vendosur kontroll gjithkund duke përfshirë edhe pikat kufitare.

Ndërsa sa i përket autorëve të vrasjeve sikurse edhe viktimat, Selimaj ka thënë që ata janë të njohur për policinë.

Kurse sot, raportohet se pikërisht në rajonin e Dukagjinit i cili rajon përfshinë edhe Gjakovën, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona gjatë një bastisjeje të bërë në atë pjesë.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare për këto arrestime, ndërsa dyshohet se ato kanë të bëjnë më vrasjet e djeshme në Gjakovë.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme